Shefi i Misionit të OSBE-së dënon sulmin me granatë në veri të Kosovës
VJENË, 5 shkurt 2013 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënoi sot fuqishëm një incident në veri të Mitrovicës në të cilin një sulmues hodhi një granatë dore në një shtëpi duke lënë dy fëmijë të plagosur.
“Një numër incidentesh shqetësuese të sigurisë kanë prekur banorët në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit. Akti i fundit la të plagosur një djalë trevjeçar dhe një vajze nëntë vjeçare, gjë që është tërësisht e papranueshme”, tha Schlumberger, i cili gjendet në Vjenë për raportimin e tij rregullt para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.
“Fuqishëm e dënoj sulmin dhe u bëj thirrje agjencive për zbatimin e ligjit të bëjnë hetimet e plota për këtë dhe aktet tjera të dhunës së ditëve të fundit, si dhe t’i sjellin aktorët para drejtësisë”.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.