Publications
Ofruesit e parë të shërbimeve për viktima të dhunës në familje në Kosovë
Publishing date: 12 korrik 2023
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Fletushka "Ofruesit e shërbimeve që janë pikë e parë e kontaktit për viktimat e dhunës në familje në Kosovë" është hartuar në përgjigje të gjetjeve të “Anketës për mirëqenien dhe sigurinë e grave në Kosovë” të realizuar nga OSBE, sipas së cilës 22% e grave kanë konsideruar se nuk janë të mirinformuara për atë që duhet bërë nëse përjetojnë dhunë, 29% janë deklaruar se janë të informuara deri diku dhe 12% nuk kanë pasur fare informata se çfarë duhet bërë. Fletushka shërben për ta informuar publikun e gjerë se çfarë të presë nga secili ofrues shërbimesh si pikë e parë e kontaktit dhe përmban një listë të shkurtër të informatave të kontaktit të gjithsecilit.
Nënkryetarët e komunave për komunitete (NKKK) 2022
Publishing date: 19 qershor 2023
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky dokument sqaron çfarë mandati ka nënkryetari për komunitete (NKK) dhe përmban statistika lidhur me NKK-të për vitin 2022.
Zëvendëskryesuesi i kuvendit të komunës për komunitete (ZKKKK) 2022
Publishing date: 19 qershor 2023
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletushkë informuese përmban të dhëna për anëtarësinë dhe funksionimin e Zëvendëskryesuesit të kuvendit të komunës për komunitete (ZKKKK) në vitin 2022.
Komitetet për komunitete (KK) 2022
Publishing date: 19 qershor 2023
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky dokument përvijon se çfarë janë komitetet për komunitete (KK) dhe ofron informata rreth KK-ve për vitin 2022.
Misioni i OSBE-së në Kosovë Të dhëna për misionin
Publishing date: 19 qershor 2023
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së punon për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, qeverisjen e mirë dhe standardet e sigurisë publike në Kosovë. I themeluar në vitin 1999, ky është Misioni më i madh i OSBE-së.
Zyra komunale për komunitete dhe kthim (ZKKK) 2022
Publishing date: 19 qershor 2023
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Këto fletushka informative përmbajnë të dhëna për anëtarësinë dhe funksionimin e zyrave komunale për komunitete dhe kthim (ZKKK) 2022.
Udhëzues për punë efektive të Mekanizmave Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje (MKKDHF)
Publishing date: 17 maj 2023
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi për punë efektive të Mekanizmave Koordinues Komunal kundër Dhunës në Familje (MKKDHF), është mjet praktik për të lehtësuar reagimet efektive dhe të koordinuara të këtyre mekanizmave ndaj rasteve të dhunës në familje në nivel lokal. Ky udhëzues mbulon bazën ligjore dhe qëllimin e MKKDHF-ve, rëndësinë e qasjes shumë-institucionale dhe të koordinuar, mbledhjen dhe raportimin e të dhënave, si dhe trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për anëtarët e MKKDHF-ve.
Iniciativat për Edukim Medial dhe Informativ
Publishing date: 11 maj 2023
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky dokument prezanton përpjekjet e Misionit të OSBE-së në Kosovë për iniciativat e edukimit medial dhe informativ (EMI). Aktivitetet e paraqitura tregojnë se si iniciativat kreative të EMI kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme përmes ndërtimit të një gjenerate të re të mendimtarëve kritikë.
Thirrje për aplikim: Akademia Lokale e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja
Publishing date: 2 maj 2023
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Barazia gjinore, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Edicioni i pestë i Akademisë Lokale të Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja (LDA) do të organizohet nga data 19 deri më 23 qershor 2023 në Istog. Akademia ofron një platformë për vajzat e reja për të kapërcyer barrierat në komunikim, për të zbërthyer stereotipet dhe për të krijuar një bazë për dialog përmes të mësuarit, stërvitjes dhe mentorimit nga bashkëmoshataret e diplomuara të akademisë. Ajo synon të forcojë komunikimin mes të rinjve nga komunitete të ndryshme, duke u fokusuar në çështjet e përbashkëta shqetësuese që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në veçanti. Për më shumë informata, shihni paketën informative. Dërgoni aplikacionin tuaj deri më 25 maj 2023 (ora 23:59) në localDA-OMiK@osce.org
Thirrje për Aplikime për Trajnim për Ngritje Të Kapaciteteve për Organizatat e Shoqërisë Civile
Publishing date: 6 prill 2023
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) fton përfaqësuesit e organizatave të vogla dhe të mesme të shoqërisë civile (OSHC) të marrin pjesë në një program trajnimi për ngritjen e kapaciteteve, me qëllim (i) rritjen e njohurive dhe pajtueshmërinë me kornizën ligjore dhe administrative në fuqi, (ii) ngritjen e kapaciteteve në hartimin e dokumenteve kyçe të brendshme cilësore, (iii) përmirësimin e aftësive të menaxhimit dhe raportimit financiar, (iv) forcimin e shkathtësive të avokimit dhe partneriteteve ndërsektoriale, si dhe (v) përmirësimin e komunikimit me mediat.