Publications
Respektimi i të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës
Publishing date: 21 shtator 2018
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në qendër të mandatit të Misionit të OSBE-së në Kosovë është monitorimi, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, ku e drejta gjuhësore është komponent integral. Përdorimi i barabartë i gjuhëve zyrtare në Kosovë është parakusht për ofrimin e plotë dhe efektiv të shërbimeve të Policisë së Kosovës tek stafi i tij dhe tek të gjithë individët që bashkëveprojnë me PK-në. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka monitoruar vazhdimisht përdorimin e gjuhëve zyrtare sipas kornizës ligjore në Kosovë dhe të drejtat dhe standardet relevante ndërkombëtare të njeriut, si dhe ka ndarë rekomandimet me Policinë e Kosovës. Raporti, i cili analizon respektimin gjuhësor të Policisë së Kosovës në të tetë rajonet e saj, vërteton progres të ndjeshëm të Policisë së Kosovës të arritur gjatë viteve dhe paraqet përfundimet kyçe dhe një sërë rekomandimesh për policinë, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së të drejtave gjuhësore për të gjitha komunitetet.
Siguria në komunitetin tonë- Broshurë informuese mbi policinë në bashkësi në të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës
Publishing date: 22 dhjetor 2017
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë merret me ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe forumeve për siguri në bashkësi, si dhe me monitorimin dhe avokimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Siguri në Bashkësi. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes rreth forumeve të sigurisë në bashkësi, Misioni ka përgatitur botimin e ri të broshurës për sigurinë në komunitet. Broshura vjen me përmbajtje të re e të ilustruar, tregime mbi praktikat më të mira dhe iniciativat e ndërmarra për projektet në komunitet 2013- 2017, statistika të përditësuara dhe fjalë motivuese të partnerëve nga fusha e sigurisë në bashkësi nga të gjitha rajonet policore, dhe ka për qëllim fuqizimin e partneritetit në mes të policisë dhe publikut në komuna dhe ngritjen e vetëdijes për forumet e sigurisë në komunitet dhe konceptin e policimit në komunitet në mbarë Kosovën.
"Së Bashku për Siguri"- Poster për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi
Publishing date: 13 dhjetor 2016
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja, Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë ofron ngritjen e kapaciteteve për Policinë e Kosovës dhe forumet për siguri në bashkësi, duke përfshi edhe monitorimin dhe avokimin për zbatimin e Strategjisë për Siguri në Bashkësi 2017-2021. Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB) janë mekanizma thelbësore konsultativ për policinë në bashkësi në nivel komunal. Kryesuar nga kryetari i komunës, me pjesëmarrjen aktive të komandantit të stacionit policor, KKSB-të angazhohe në baza dy-mujore me rolin e tyre proaktiv këshillëdhënës, për të diskutuar shqetësimet dhe iniciativa të sigurisë duke manifestu pluralizëm për sigurin në komunitet dhe përfaqësim të gjerë të grupeve të interest, të komuniteteve, gratë dhe shoqëria civile. Posteri i ndërgjegjësimit të publikut filloi në dhjetor 2016 dhe promovon rolin dhe mandatin e anëtarëve të zakonshme të çdo KKSB-je në tërë Kosovën përfshirë edhe Veriun e vendit, ku krijimi i tyre pritet në të ardhmen e afërt.
Fushatë për sigurinë në trafik “Kujdes! Çmoje jetën! Aksidentet nuk ndodhin, ato shkaktohen!“
Publishing date: 17 nëntor 2016
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Nga 17 deri më 20 nëntor 2016, Misioni i OSBE-së përkrah Policinë e Kosovës të shënoj ditën botërore për përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor përmes një fushate informimi për të ngritur vetëdijen rreth sigurisë në trafik dhe për të ftuar publikun të respektoj rregullat e trafikut. Fushata përfshin një broshurë me informata rreth shkaktarëve kryesor të aksidenteve dhe me tregime personale të personave që kanë pësuar nga aksidentetet, si dhe pjesëmarrje në debate të ndryshme në radio dhe televizion për këtë temë.
Siguria në komunitetin tonë- Broshurë informimi për policimin në komunitet në veri të Kosovës
Publishing date: 11 dhjetor 2014
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë merret me ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe forumeve për siguri në bashkësi, si dhe me monitorimin dhe avokimin e zbatimit të Strategjisë për Siguri në Bashkësi dhe Planit të Veprimit 2011-2016. Me synim që të krijojë bashkëpunimin lokal dhe rritjen e besimit të publikut në Policinë e Kosovës, “Broshura Informative mbi policimin në bashkësi në veri të Kosovës" është prezantuar në dhjetor të vitit 2014. Broshura shpjegon filozofinë e policimit në bashkësi me metodat e aplikuara në praktikë, duke e plotësuar atë me shembuj ilustrativ mbi partneritetin dhe bashkëpunimin në mes të policisë dhe qytetarëve në tërë Kosovën.
Traffic safety campaign speed limit leaflet
Publishing date: 28 tetor 2011
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Traffic safety campaign seatbelt leaflet
Publishing date: 28 tetor 2011
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kroatët e Kosovës në Komunën e Vitisë/Vitina: Komunitet i cenueshëm
Publishing date: 10 tetor 2011
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Policimi, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport shqyrton situatën e komunitetit të moshuar kroat të Kosovës në komunën e Vitisë/Vitina. Ai dokumenton shkelje të të drejtave pronësore, situatë të pasigurt socio-ekonomike, shqetësime të vazhdueshme të sigurisë dhe mungesë të pjesëmarrjes në çështje publike.
Sigurtë në shkollë,në shtëpi dhe meshokë
Publishing date: 3 tetor 2011
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracak për gazetarë që punojnë me policinë dhe doracak për zyrtarë policor që punojnë me gazetarë
Publishing date: 24 nëntor 2005
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë