Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbledh institucionet e të drejtave të njeriut nga Ballkani Perëndimor
Publishing date: 9 dhjetor 2021
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi, më 9 dhjetor 2021, një tryezë rajonale për institucionet e pavarura të barazisë dhe të të drejtave të njeriut. Përfaqësues nga Ballkani Perëndimor diskutuan, në një takim me prani fizike dhe online, për rolin dhe ndërveprimin mes tyre lidhur me proceset gjyqësore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri trajnon punonjësit e burgjeve për një trajtim në përputhje me të drejtat e njeriut të të dënuarve në Regjimin e Posaçëm
Publishing date: 30 nëntor 2021
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri filloi një trajnim të veçantë për punonjësit e burgjeve, gjatë të cilit pesëdhjetë syresh do të trajnohen për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në Regjimin e Posaçëm në përputhje me të drejtat dhe liritë e njeriut. Seminari do të zhvillohet në datat 30 nëntor deri më 3 dhjetor në Tiranë.
Liria dhe zhvillimi i medias në Shqipëri, në fokus të Forumit VII vjetor për Zhvillimin e Medias, organizuar nga Prezenca e OSBE-së Shqipëri
Publishing date: 25 nëntor 2021
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Prezenca e OSBE-së organizoi, sot, për të shtatin vit radhazi, Forumin vjetor për Zhvillimin e Medias, një platformë dialogu kjo mes medias, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Forumi i këtij viti u përqendrua në çështje të lidhura me lirinë dhe zhvillimin e medias në Shqipëri.
OSBE-ja organizon seminarin për forcimin e qeverisjes efektive të sektorit të sigurisë në Shqipëri përmes partneritetit mes institucioneve të sigurisë dhe shoqërisë civile
Publishing date: 23 nëntor 2021
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
What we do: Policimi
Një seminar dyditor për forcimin e qeverisjes efektive të sektorit të sigurisë përmes partneritetit mes institucioneve të sigurisë dhe shoqërisë civile përfundoi më 23 nëntor 2021 në Tiranë. Veprimtaria u organizua bashkërisht nga Qendra e OSBE-së për Parandalimin e Konflikteve, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministria Federale Austriake e Mbrojtjes. Ajo mblodhi rreth 28 përfaqësues nga institucione të sigurisë, shoqëria civile dhe mediat. Seminari kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mirëqeverisjen e sektorit të sigurisë. Në të u diskutuan mundësitë dhe sfidat e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me median dhe shoqërinë civile, përfshirë këtu edhe organizatat e grave dhe ato rinore. Rekomandimet nga aktiviteti do të shërbejnë si bazë për të forcuar më tej partneritetin mes institucioneve të sigurisë dhe shoqërisë civile për të garantuar një sektor të përgjegjshëm, efektiv dhe gjithëpërfshirës sigurie, që respekton të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe promovon barazinë gjinore. Megi Fino, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, tha: “Organizatat e shoqërisë civile shërbejnë si partnere thelbësore për reformën e sektorit të sigurisë në synimin për të forcuar efektivitetin, transparencën dhe integritetin e aktorëve dhe institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, që është e rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë”. “Bota nuk qëndron në vendnumëro. Dixhitalizimi, globalizimi, ngrohja globale, pandemia COVID-19 dhe migrimi i paligjshëm sjellin kërcënime të reja komplekse për sigurinë. OSBE-ja i adreson këto kërcënime edhe përmes nismave si kjo. Siguria dhe qeverisja gjithëpërfshirëse janë qasje që ne nuk i predikojmë, por i jetojmë, çdo ditë”, tha Clarisse Pasztory, zëvendëskryetare e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Seminari ishte pjesë e projektit me fonde jashtëbuxhetore “Mbështetje, ngritje kapacitetesh dhe ndërgjegjësim për qeverisjen dhe reformën e sektorit të sigurisë brenda OSBE-së: Faza II”, I cili financohet nga qeveritë e Austrisë, Finlandës, Gjermanisë, Norvegjisë, Sllovakisë dhe Zvicrës.
Prezenca e OSBE-së do të bashkërendojë asistencën e komunitetit ndërkombëtar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Publishing date: 12 nëntor 2021
Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 dhe fillimit të diskutimeve për një reformë të re zgjedhore, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi një takim të ambasadorëve të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, më 10 nëntor 2021, për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar asistencën për çështjet zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së organizon konferencë të nivelit të lartë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Publishing date: 1 nëntor 2021
Një konferencë e nivelit të lartë për arritjet e Shqipërisë në axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë dhe punën që mbetet për t’u bërë u zhvillua në Tiranë, më 1 nëntor 2021. Konferenca u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ambasada holandeze dhe UN Women Albania me rastin e 21-vjetorit të miratimit të rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon seminar me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Publishing date: 1 nëntor 2021