Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvillon veprimtari në mbështetje të themelimit të Programit të Masterit në Kriminologji pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës
Publishing date: 2 qershor 2020
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Veprimtaritë ekonomike, Arsimi, Policimi, Sundimi i ligjit
Më 28 dhe 29 maj 2020, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, organizuan një seminar një seminar me stafin akademik të Programit të ri të Masterit në Kriminologji që po themelohet në të njëjtin Fakultet, me synimin për të përmirësuar aftësitë kërkimore të profesionistëve, akademikëve dhe politikë-bërësve në vend për të identifikuar shkaqet thelbësore të krimit...
Prezenca e OSBE-së i dhuron Policisë Kufitare të Shqipërisë pajisje për mbrojtjen personale
Publishing date: 29 maj 2020
Në prag të hapjes së kufijve të Shqipërisë, Prezenca e OSBE-së, më 28 maj 2020, i dhuroi Policisë Kufitare pajisje për mbrojtjen personale nga COVID-19-a, me vlerë 20 000 euro...
Prezenca e OSBE-së ndihmon policinë shqiptare për t’iu përgjigjur më mirë migracionit të parregullt
Publishing date: 24 mars 2016
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nisi sot një sërë seminaresh për policinë e kufirit dhe migracionit me synim rritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur më mirë sfidave të migracionit të parregullt, veçanërisht në kuadër të fluksit të shtuar të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor...
Prezenca e OSBE-së trajnon mbi 6 000 punonjës policie në prag të zgjedhjeve vendore në Shqipëri
Publishing date: 24 mars 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi
TIRANË, 24 mars 2015 – Rreth 6 300 punonjës policie anembanë Shqipërisë do të trajnohen lidhur me rolin e tyre në procesin zgjedhor, gjatë një sërë trajnimesh, që filluan sot në Tiranë dhe do të vijojnë deri në fund të prillit. Trajnimi, i cili organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Policinë e Shtetit shqiptar dhe me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, zhvillohet në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit...
Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për diversitetin, krimet e urrejtjes, dhunën në familje
Publishing date: 23 mars 2015
Dyzet oficerë policie, që përfunduan një program trajnimi për diversitetin, krimet e urrejtjes dhe dhunën në familje, morën sot certifikatat, në një ceremoni, në Tiranë. Në veprimtarinë e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ambasada e Vendeve të Ulëta morën pjesë Kryetari i Prezencës, ambasadori Florian Raunig, ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuron literaturë akademike Qendrës së Formimit Policor
Publishing date: 8 dhjetor 2014
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi, Sundimi i ligjit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri më 4 Dhjetor 2014 i dhuroi një sasi të madhe literature akademike Qendrës së Formimit Policor. Literatura e dhuruar përfshin botime të kohëve të fundit në shkencat e kriminologjisë, psikologjisë, të drejtës penale, procedurës penale, si dhe në fusha të tjera me interes për forcat e rendit, duke qenë parashikuar të shërbejë si bërthama e bibliotekës së institucionit të arsimit të lartë që do të ngrihet mbi bazën e Qendrës së Formimit Policor...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministria e Punëve të Brendshme bashkëpunojnë për rritjen e profesionalizmit të Policisë së Shtetit
Publishing date: 16 maj 2014
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi
TIRANË, 16 Maj 2014 – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ilirjan Mustafaraj, Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Altin Qato, dhe Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, u shpërndanë certifikata 33 drejtuesve të nivelit të mesëm të policisë pas përfundimit me sukses nga ana e tyre të programit të trajnimeve për zhvillimin e lidershipit...