Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Misioni i OSBE-së zgjeron rrjetin e të rinjve të aftësuar mbi edukimin mediatik
Publishing date: 26 prill 2022
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Arsimi, Liria dhe zhvillimi i medias, Rinia
Më 26 prill 2022, Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbylli serinë prej dhjetë punëtorish mbi edukimin mediatik dhe të informacionit, si dhe edukimin për media digjitale për nxënës të shkollave të mesme. Këto punëtori fuqizuan nxënësit në mbarë Kosovën në përdorimin e aftësive të edukimit mediatik dhe të menduarit kritik për t’i identifikuar lajmet e rreme, dezinformimin dhe keqinformimin. Në dhjetë punëtoritë që filluan në mars të vitit 2022 morën pjesë gjithsej 260 nxënës nga 12 shkolla të mesme. Ky është viti i gjashtë radhazi që Misioni i OSBE-së organizon ligjërata me nxënës në temën e edukimit mediatik. Që nga raundi i parë i punëtorive në vitin 2017, Misioni ka trajnuar rreth 900 studentë dhe të rinj shqiptarë, serbë, boshnjakë, goranë, romë, ashkali, egjiptianë dhe turq të Kosovës. “Duke qenë se interneti është burimi kryesor i informacionit për të rinjtë në Kosovë, është thelbësore që ata ta kuptojnë rëndësinë e të qenit “gjenerata e epokës digjitale” dhe të zhvillojnë shkathtësi të mendimit kritik kur të ndërveprojnë me përmbajtjet në internet. Në këto punëtori të rinjtë janë pajisur me shkathtësi të edukimit mediatik që do të mund t'i përdorin në botën e sotme digjitale”, tha Arben Hajredinaj nga Seksioni i Mediave në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Peizazhi aktual mediatik ka rritur nevojën për edukim mediatik. Në përgjigje të një situate të tillë, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetesh për grupe dhe audienca të ndryshme, përfshirë programe edukative televizive, fushata dhe trajnime mbi edukimin mediatik dhe të informacionit për studentët e universiteteve publike dhe për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike, dhe ndihmon në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, si dhe mbështet zhvillimin e mediave.
Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbyll forumin rinor mbi të drejtat e njeriut
Publishing date: 27 shtator 2019
Më 26 shtator 2019, Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbylli forumin rinor katër ditor që u mbajt në Hotel International në Prishtinë...
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon kamp rinor për restaurim dhe dokumentim të trashëgimisë kulturore
Publishing date: 5 korrik 2019
Një kamp dy-javor për restaurim dhe dokumentim të trashëgimisë kulturore në fshatin Letnicë, Komuna e Vitisë, është përmbyllur sot më 5 korrik 2019...
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon kurse të gjuhëve për të rinj
Publishing date: 29 mars 2019
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur kurse tremujore të gjuhës shqipe dhe serbe për të rinj shqiptar, serb, boshnjak dhe romë nga komuna e Obiliqit. Kurset kanë filluar në mars dhe do të vazhdojnë deri në qershor 2019...
Misioni i OSBE-së ndihmon në ndërtimin e koalicioneve të të rinjve kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë
Publishing date: 29 qershor 2018
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism, Rinia
Edicioni i parë i trajnimit të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për aktivistë të rinj të komunitetit, me titull “Liderët kundër mostolerancës dhe ekstremizmit të dhunshëm (LIVE)” përfundoi më 29 qershor 2018 në Prishtinë...
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon edicionin e tretë të Turnirit të basketbollit për juniorë
Publishing date: 26 qershor 2018
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Rinia
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon edicionin e tretë të turnirit të basketbollit për juniorë nga 25 deri 30 qershor 2018 në Qendrën Rekreative në parkun e Gërmisë në Prishtinë...
Përfundon në Austri Akademia e dytë e OSBE-së për Dialogun e grave të reja nga Prishtina dhe Beogradi
Publishing date: 10 tetor 2016
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, Rinia