Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së nis projektin e financuar nga Bashkimi Evropian për monitorimin e çështjeve gjyqësore të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Shqipëri
Publishing date: 2 korrik 2021
Më 2 korrik 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizuan takimin e parë me organizata të shoqërisë civile për të paraqitur një projekt të financuar nga Komisioni Evropian me titull “Mbështetje për një administrim më efektiv të drejtësisë në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri përmes monitorimit të proceseve gjyqësore”.
Prezenca e OSBE-së promovon integrimin e perspektivës gjinore në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë
Publishing date: 2 korrik 2021
Më 1 dhe 2 korrik, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti organizimin e seminarit përmbyllës me Aleancën e Grave Deputete dhe Nënkomisionin për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave, me rastin e përfundimit të legjislaturës së tanishme.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një seminar rreth parandalimit dhe hetimit të krimeve kibernetike
Publishing date: 29 qershor 2021
Më 29 qershor 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në format hibrid një seminar mbi “Parandalimin dhe Hetimin e Krimeve Kibernetike”, në mbështetje të përpjekjeve të vendit në luftë kundër krimeve kibernetike.
Prezenca e OSBE-së i dhuron pajisje të teknologjisë së informacionit Departamentit të Kufirit dhe të Emigracionit në Policinë e Shtetit
Publishing date: 16 qershor 2021
Më 16 qershor 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit të Policisë së Shtetit pajisje të teknologjisë së informacionit me vlerë 22 000 euro. Pajisjet e dhuruara përfshijnë 12 laptopë, 11 projektorë multimedialë, tetë printera shumëpërdorimësh dhe 11 ekrane projektorësh. Pajisjet do të shpërndahen në shtatë drejtori rajonale të Kufirit dhe Emigracionit dhe në tri komisariate të Kufirit dhe të Emigracionit, me synim fuqizimin e aftësive trajnuese të kësaj trupe policore...
Prezenca e OSBE-së përmbyll fushatën e edukimit të zgjedhësve, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri
Publishing date: 23 prill 2021
Më 22 prill 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli një fushatë tremujore për edukimin e zgjedhësve lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Fushata, e zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, synoi njohjen e zgjedhësve me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe nxiti pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje...
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë prezanton Strategjinë e saj të parë, zhvilluar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së dhe KAS-it
Publishing date: 22 prill 2021
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së dhe Zyrën e Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), prezantoi Strategjinë e saj të parë, në një veprimtari, më 22 prill 2021.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri u paraqet prokurorëve manualin “Roli drejtues i prokurorit”
Publishing date: 20 prill 2021