Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së organizon një kurs trajnimi të avancuar rreth analizës së krimit për Policinë e Shtetit
Publishing date: 8 tetor 2021
Në datat 5-8 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në Durrës një kurs trajnimi të avancuar rreth analizës së krimit. Duke qenë vazhdimi i kursit të trajnimit të zhvilluar vitin e kaluar për Policinë e Shtetit rreth koncepteve dhe teknikave të analizës së krimit, ky kurs ishte konceptuar në përputhje me nevojat e Njësitë e Analizës Kriminale të Policisë së Shtetit dhe të Njësisë Shqiptare të Inteligjencës Financiare.
Kurs i përbashkët trajnimi OSBE-UNODC për luftën kundër financimit të terrorizmit: Shqipëria shqyrton instrumentet për shkatërrimin e financave të rrjeteve terroriste
Publishing date: 13 shtator 2021
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
What we do: Countering terrorism
Më 11 shtator 2021, u përmbyll në Pogradec një kurs katërditor për fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Shqipërisë për luftën kundër financimit të terrorizmit. Kursi u organizua nga Departamenti i OSBE-së kundër Kërcënimeve Tejkombëtare, me mbështetje të Zyrës së OKB-së kundër Drogës dhe Krimit (UNODC) dhe të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ndihmon RTSH-në për ngritjen e Akademisë së Trajnimit për gazetarët e rinj
Publishing date: 13 shtator 2021
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Rinia
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po shënon përparime të mëtejshme në përpjekjet e saj në ndihmë të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) për ngritjen e një qendre trajnimesh për gazetarët e rinj të transmetuesit publik dhe studentët e gazetarisë.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon trajnim të avancuar mbi hetimet komplekse ndërkombëtare të drogave me personelin e Policisë së Shtetit
Publishing date: 9 shtator 2021
Nga 7 deri më 9 shtator 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një program të avancuar trajnimi mbi “Hetimet komplekse ndërkombëtare/të përbashkëta rreth krimeve të trafikut të narkotikëve” me pjesëmarrjen e gjashtëmbëdhjetë oficerëve të Njësive Antidrogë të Policisë së Shtetit dhe të Akademisë së Sigurisë. Kjo veprimtari u zhvillua në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vijim të kursit të vitit të kaluar për hetimin e drogës të organizuar nga Prezenca në mbështetje të Policisë së Shtetit për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të luftuar krimin e organizuar...
Prezenca e OSBE-së dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit fillojnë punën për të rritur kapacitetet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri
Publishing date: 16 korrik 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Veprimtaritë ekonomike
TIRANË, 16 korrik 2021 – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të bashkëpunojë me Autoritetin Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) për të forcuar kapacitetet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në kryerjen e auditimeve të prokurimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Takimi i parë për përcaktimin e nevojave të KLSH-së dhe për hartimin e programit të trajnimit u zhvillua, sot, online.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon takim ndërkufitar kundër ekstremizmit të dhunshëm
Publishing date: 6 korrik 2021
Më 5 korrik 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi, në Pogradec, një takim ndërkufitar të zyrtarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të diskutuar për bashkëpunimin kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri trajnon kompanitë e biznesit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve
Publishing date: 5 korrik 2021
Nga 24 qershor deri më 2 korrik 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një trajnim online për bizneset lidhur me sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Kursi theksoi sinjalizimin si një mekanizëm i rëndësishëm në ruajtjen e integritetit dhe kontrollin e korrupsionit. Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).