Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përfundoi ciklin e parë të Programit për Ekselencën e Grave në Këshillat Bashkiakë
Publishing date: 9 nëntor 2020
Shtatëmbëdhjetë gra këshilltare nga mbarë vendi përfunduan me sukses modulin e tretë dhe të fundit dyditor të Programit për Ekselencën e Grave në Këshillat Bashkiakë të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, i cili u mbajt në date 6 dhe 7 nëntor 2020, me praninë e personave dhe në përputhje strikte me rregullat dhe protokollet e sigurisë shëndetësore për parandalimin e COVID-19. Moduli kishte për synim ndërthurjen e rritjes së aftësive dhe zhvillimit vendor me barazinë gjinore. Programi shkrinte në një këshillat lidhur me problemet e punës së përditshme me trajnimet e drejtpërdrejta. Ky ishte moduli i tretë i programit pas dy të mëparshmëve të mbajtur në Dhjetor 2019 dhe Tetor 2020.
Prezenca e OSBE-së ndihmon Shqipërinë në zbatimin e axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Publishing date: 7 shkurt 2020
Zyrtarë të lartë shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik u mblodhën sot, në Tiranë, për të diskutuar arritjet në zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Shqipëri, dhe hapat e mëtejshëm. Veprimtaria u organizua nga Prezenca e OSBE-së dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Jepi fund heshtjes”- fushata e OSBE-së për 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore
Publishing date: 25 nëntor 2019
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
What we do: Barazia gjinore
TIRANË, 25 nëntor 2019- Sot, në ditën e parë të fushatës vjetore 16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nis, në Shqipëri, një fushatë ndërgjegjësimi të quajtur “Jepi fund heshtjes”. Fushata do të zhvillohet gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
ODIHR-i dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizojnë tryezën për legjislacionin me ndjeshmëri gjinore
Publishing date: 20 mars 2019
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore
Promovimi i legjislacionit me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri ishte në fokus të diskutimeve të një tryeze në Tiranë, më 20 mars 2019. Veprimtaria u organizua nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe parlamentin e Shqipërisë...
Nxënës të shkollave të mesme përurojnë ekspozitën kundër dhunës në familje në kuadrin e fushatës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri
Publishing date: 25 maj 2016
Një ekspozitë me piktura, fotografi, instilacione, poezi dhe shkrime, fryti i punës krijuese të nxënësve të Gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, u përurua më 24 Maj 2016 në kryeqytet nga nxënës të shkollave të mesme dhe nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri...
Operacionet në terren të OSBE-së në Taxhikistan dhe Shqipëri punojnë bashkërisht për të mbështetur pjesëmarrjen e grave në jetën politike
Publishing date: 8 prill 2016
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Programme Office in Dushanbe
What we do: Barazia gjinore
Një grup prej tetë politikanesh nga të gjitha partitë politike të regjistruara në Taxhikistan, mes të cilave edhe një deputete, zhvilluan një vizitë pune në Shqipëri më 2-8 prill, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërrajonal dhe shkëmbimin e përvojave për fuqizimin e grave në jetën politike. Kjo vizitë u organizua bashkërisht nga Zyra e OSBE-së në Taxhikistan dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën thirrje për përfaqësim më të madh të grave në politikë
Publishing date: 9 mars 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Barazia gjinore
TIRANA, 6 mars 2015 – Me rastin e afrimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, theksoi nevojën për një rritje të dukshme të përfaqësimit të grave në politikën shqiptare, si një element kyç për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë...