Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Misioni i OSBE-së pajis 15 shkolla fillore në Kosovë me kamera vëzhgimi
Publishing date: 20 nëntor 2018
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar më 19 nëntor 2018 instalimin e kamerave të brendshme dhe të jashtme të vëzhgimit në shkollën fillore ‘Ali Hasi’ në fshatin Cërmjan, komuna e Gjakovës, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në shkolla. Me këtë, numri i shkollave të pajisura me kamera vëzhgimi nga Misioni i OSBE-së shkon në gjithsejt 15.
Misioni i OSBE-së trajnon Policinë e Kosovës për identifikimin e dhunës në familje
Publishing date: 31 gusht 2018
Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbylli një kurs pesëditor të ‘trajnimit të trajnerëve’ me temë identifikimin e dhunës në familje për njësitë e policisë në bashkësi. Ky kurs u mbajt nga 27 deri 31 gusht në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri...
Misioni i OSBE-së përmbyll programin trajnues për komandë operative për zyrtaret policore të Kosovës
Publishing date: 3 maj 2018
Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbylli programin trajnues mbi detyrat e komandës operative për zyrtare të larta të policisë së Kosovës me një trajnim praktik të mbajtur nga 29 prilli deri më 2 maj 2018 në Policinë e Uellsit Jugor (SWP) në Kardif, Mbretëri e Bashkuar...
Misioni i OSBE-së i dhuron Policisë së Kosovës mjete të specializuara të ndihmës së parë
Publishing date: 6 shkurt 2018
Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka dhuruar sot 30 çanta me mjete të specializuara të ndihmës së parë njësisë për operacione speciale dhe njësisë për reagim të shpejtë të Policisë së Kosovës...
Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet policinë dhe prokurorinë në trajtimin e krimeve të urrejtjes
Publishing date: 30 tetor 2017
Tetë rrjete regjionale monitorimi për regjistrim dhe hetim të krimeve të urrejtjes janë themeluar në mbarë Kosovën pas disa punëtorive të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë nga data 2 deri 30 tetor 2017.
Misioni i OSBE-së njofton gratë police me detyrat e komandantëve operacional
Publishing date: 17 mars 2017
Misioni i OSBE-së dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës kanë organizuar një trajnim pesë-ditor për zyrtaret e larta policore me temë përgjegjësitë e komandantëve operacional. Trajnimi, ku morën pjesë 14 police, përfshirë togere dhe rreshtere – shefe të njësive të ndryshme në Policinë e Kosovës – është mbajtur nga 13 deri më 17 mars 2017 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri...
OSBE trajnon pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri mbi teknikat e arrestimit dhe vetë-mbrojtjes, në përputhje me të drejtat e njeriut
Publishing date: 19 gusht 2016
Një trajnim pesë-javor i organizuar nga Misioni i OSBE-së për 36 policë të Njësive për Reagim të Shpejtë të Policisë së Kosovës nga Mitrovica e Veriut me temë teknikat e arrestimit dhe vetë-mbrojtjes duke respektuar të drejtat e njeriut ka përfunduar me 19 gusht 2016 në Vushtrri...