Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Konferenca rajonale “Parlamentet avancojnë barazinë gjinore”, e mbështetur nga Misioni i OSBE-së, mbahet në Shkup
Publishing date: 23 qershor 2023
Përtej shifrave për barazinë gjinore në parlament. Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Kilian Wahl dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi hapën konferencën rajonale “Parlamentet avancojnë barazinë gjinore”, me rastin e 20 vjetorit të Klubit të Deputeteve. Konferenca mbledh përfaqësues të parlamenteve dhe të operacioneve në terren të OSBE-së nga Evropa Juglindore, së bashku me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve të pavarur. Në fjalimin e tij, ambasadori Wahl theksoi nevojën e angazhimit të deputetëve meshkuj për integrimin gjinor dhe tejkalimin e përqindjeve në përpjekjet për avancimin e barazisë gjinore. “Ne e dimë nga kërkimet dhe studimet se vendet me barazi më të lartë gjinore janë më të suksesshme. Më të begata. Më inovative. Më të sigurta. Vendet me barazi më të lartë gjinore gëzojnë një standard shumë më të lartë jetese dhe ofrojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë. “Bëhet fjalë për njerëzit”, që siç e dini, është motoja e Kryesisë së Maqedonisë së Veriut,” tha ambasadori Wahl. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se nevojitet promovim të mëtejshëm të diversitetit në punë dhe në ligjet e miratuara nga Kuvendi. “Rritja e mbështetjes së kolegëve deputetë për çështjet e gjinisë dhe diversitetit është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme. Duke bërë këtë, nuk kam parasysh vetëm një rritje numerike, por një kontribut cilësor dhe një angazhim konkret për të pasur një parlament vërtet modern dhe të ndjeshëm ndaj gjinisë sipas përcaktimit të Unionit Ndërparlamentar”, tha Xhaferi. “Barazia gjinore është një parametër i rëndësishëm për demokracinë e përgjithshme të një shoqërie dhe performancën e saj në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në tërësi. E gjithë kjo nënkupton ndërgjegjësimin për nevojën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes më të madhe të grave në të gjitha proceset dhe në çdo sferë shoqërore, që rezulton me përfaqësim më të madh në çdo segment,” tha zëvendësministrja e Jashtme Fatmire Isaki në fjalën e saj. Operacionet në terren të OSBE-së në rajon tradicionalisht mbështesin organizimin e konferencave rajonale të grave deputete. Partneriteti ndërmjet Misionit dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Klubit të Deputeteve, çoi në iniciativa të ndryshme të suksesshme në periudhën e kaluar, përfshirë miratimin e planeve shumëvjeçare të veprimit gjinor të Kuvendit.
Misioni i OSBE-së në Shkup promovoi studimin bazë për çështjet gjinore dhe diversitetin në gjyqësor
Publishing date: 18 nëntor 2022
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
Për të ndihmuar në adresimin e çështjeve të pabarazisë gjinore në sistemin e drejtësisë, Misioni i OSBE-së në Shkup kohët e fundit publikoi një studim bazë mbi Gjininë dhe Diversitetin në Gjyqësor. “Vetëm një gjyqësor transparent dhe gjithëpërfshirës mund të gëzojë besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, gjë që do t'i mundësojë të kryejë plotësisht funksionin për mbrojtjen e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut. Sistemi gjyqësor duhet të pasqyrojë komunitetin të cilit i shërben, përfshirë gratë, pakicat dhe personat me aftësi të kufizuara,” tha zëvendës-shefi i Misionit, Jeffrey Goldstein në aktivitetin e sotëm për promovimin e studimit. “Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i barabartë i grave në gjyqësor rrit cilësinë e punës gjyqësore, arsyetimin e vendimeve gjyqësore, mbrojtjen e të drejtave njerëzore të grave, si dhe ofron rezultate më të mira të sektorit të drejtësisë për të gjithë.” Kryetarja e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, Pavlina Crvenkovska, duke folur në këtë ngjarje, tha: “Këshilli Gjyqësor synon të promovojë barazinë gjinore gjatë punësimeve të reja në gjyqësor, veçanërisht duke u fokusuar në bashkësitë etnike. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurojmë realizimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët, të cilët janë pjesë e proceseve gjyqësore, në mënyrë që të elimonohen praktikat diskriminuese.” Misioni ka qenë prej kohësh i përfshirë në fushën e barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe reformës në drejtësi. Poashtu, kontribuoi në ngritjen e infrastrukturës legjislative dhe institucionale të Maqedonisë së Veriut në këtë fushë dhe ndihmoi qeverinë në hartimin e Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.
“Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri bashkojnë aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të përforcuar dialogun mes brezave përmes trashëgimisë kulturore
Publishing date: 31 gusht 2022
Content type: News
Në datat 24-28 gusht 2022, njëzet aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor u mblodhën në Tiranë dhe udhëtuan drejt Gjirokastrës për të diskutuar, mësuar dhe hulumtuar qasjet lidhur me ndërveprimin social dhe promovimin e demokracisë, paqes dhe sigurisë përmes dialogut mes brezave. Që nga viti 2017, “Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së kanë sjellë së bashku qindra të rinj nga rajoni për të krijuar një platformë të përbashkët për promovimin e vlerave demokratike, bashkëpunimit, paqes dhe sigurisë. Edicioni i shtatë i “Shtigjeve Rinore” pati në qendër të tij dialogun mes brezave në formimin e ndërveprimeve sociale, promovimin e vlerave demokratike, krijimin e marrëdhënieve të mira dhe kontributin për paqen dhe sigurinë në nivel vendor dhe rajonal. Pjesëmarrësit diskutuan hendekun e komunikimit ndërmjet brezave dhe efektet e tij gjatë punës në grup, si dhe implikimet e përjetuara dhe rezultatet e punës në grup. Diskutimet u moderuan nga ekspertë të fushës dhe pjesëmarrësit u pajisën me njohuri dhe resurse për të reflektuar dhe vepruar në ndërtimin e urave të reja të komunikimit me bazë kulturore. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit morën pjesë në seminare të ndryshme lidhur me temat e rrëfimit, rolin e gruas dhe dinamikat e pushtetit, si dhe ndërveprimin mes brezave, me qëllim reflektimin dhe nxjerrjen në pah të praktikave të mira, për të kuptuar si duhet ndikimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së komuniteteve, si dhe për rrjedhojë vetë procesin e demokratizimit. Pjesëmarrësit dëgjuan nga familjet vendase për sfidat e ruajtjes së konceptit të vjetër të familjes tradicionale në kontrast me jetën moderne, kontributin e figurave historike për lirinë, si për shembull intelektualja gjirokastrite Musine Kokalari. Ata e bënë këtë përmes fjalëve të njërës prej pasardhësve të saj, si dhe vizituan punishten e një marangozi që demonstroi zanatin e vjetër të punimit të drurit dhe sfidën për ta përcjellë këtë traditë brez pas brezi. “Më lanë shumë mbresa pikturat e arta në tavanet e shtëpive të vjetra gjirokastrite, sepse kur në to bie drita, rrëzëllimi që krijohet na kujtojnë bukurinë e ditës së re që duhet jetuar dhe festuar për të gjithë familjen”, tha një nga të rejat pjesëmarrëse. Një tjetër i ri pjesëmarrës foli për atë se si, “ruajtja e trashëgimisë kulturore fillon nga të kuptuarit e saj, të logjikës pas saj, si dhe të historisë që ajo mishëron”. “Kur të kthehem në shtëpi, do të kem shumë pyetje për t’i bërë gjyshes sime,” tha ai. Gjatë katër ditëve të mbushura me veprimtari, pjesëmarrësit punuan së bashku për të evidentuar elemente të trashëgimisë kulturore, parë këto në këndvështrimin e bashkëpunimit mes brezave, si dhe shqyrtuan mundësitë për ndërveprim ndërmjet brezave në komunitetet e tyre përkatëse. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, të rinjtë pjesëmarrës u takuan, ndër të tjerë, me Ambasadorin e Austrisë në Tiranë Christian Steiner, Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Albert Hani, Nënkryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës, Esmeralda Llongo, si dhe zyrtarin e Ambasadës Greke në Tiranë, Panagiotis Anagnostoupoulos. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e organizoi edicionin e shtatë të “Shtigjeve Rinore” me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Ambasadave të Greqisë dhe Italisë në Shqipëri, si dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, RYCO-n dhe Misionet e tjera të OSBE-së në rajon.
Misioni i OSBE-së në Shkup promovon hulumtimet mbi faktorët e stresit që prekin gratë police në punë
Publishing date: 8 mars 2022
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe alumnit të programit për mentorimin e grave në polici të mbështetur nga OSBE, Misioni i OSBE-së në Shkup organizoi një diskutim për njohjen dhe tejkalimin e simptomave të stresit të grave punonjëse në polici. Hulumtimet tregojnë se punonjëset e policisë përballen me stres edhe më të madh se kolegët e tyre meshkuj për shkak të komenteve negative publike nga qytetarët, nevojës së vazhdueshme për të dëshmuar veten në punë dhe nevojës për të balancuar përgjegjësitë e tyre si punonjëse, bashkëshorte dhe nëna. Ndihma punonjëseve femra për të përballuar stresin e lidhur me punën është thelbësore për t'i mbajtur ato në profesion. “Së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ne në Misionin e OSBE-së në Shkup punojmë për të mbështetur gratë në polici, për t'u siguruar që ato të avancojnë në radhët, të mbeten në profesion dhe të kontribuojnë për sigurinë dhe rendin publik. Unë besoj se praktikat e drejta të rekrutimit, ofertat arsimore, duke përfshirë mënyrën se si të përballemi me stresin, kushtet e forta të punës dhe dixhitalizimi do të ndihmojnë në nxitjen e ndryshimit, tërheqjen dhe mbajtjen e më shumë grave në polici si profesion i dominuar nga meshkujt”, tha Shefi i Misionit tonë, Ambasadori Klemens Koja, gjatë debatit. “Shoqëria lëvizë përpara vetëm me gra dhe vajza të emancipuara, të forta ekonomikisht dhe të pavarura dhe ne zotohemi se do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim. Vetëm kështu me përpjekje të përbashkëta dhe pjesëmarrje në proceset përkatëse do ta forcojmë shoqërinë e barabartë për të gjithë”, shtoi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. “Ne si shtet progresiv që synojmë barazinë gjinore vazhdimisht punojmë për të tërhequr më shumë gra në profesionin e policisë. Për të arritur rezultate, ne vazhdojmë të eliminojmë barrierat që ndalojnë gratë të bashkohen policisë. Rezultatet tashmë janë të dukshme dhe puna në këtë drejtim mbetet një nga prioritetet kryesore për ne”, përfundoi Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe bashkëpunëtorët bëjnë thirrje për qasje proaktive në parandalimin e dhunës në familje
Publishing date: 6 prill 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
SHKUP, 6 Prill 2020- Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut dhe Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje u bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të bëjnë përpjekje shtesë për të parandaluar dhunën në familje gjatë krizës së COVID-19, si dhe të vendosen mekanizma efikas për mbrojtjen e viktimave.
Fushata e OSBE-së për 16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore 2019: ‘Thyej heshtjen’
Publishing date: 25 nëntor 2019
Content type: News
Where we are: OSCE Secretariat, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
SHKUP, 25 nëntor 2019 – Si çdo vjet, duke kontribuar për 16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të nisë një fushatë të re të titulluar ‘Thyej heshtjen’. Fushata synon të rrisë vetëdijen për çështjen e dhunës ndaj grave, duke u përqendruar kryesisht në të drejtat e grave. Tema ‘Thyej heshtjen’ nënvizon një nga pengesat kryesore për të luftuar dhunën kundër grave: shumica e grave e konsiderojnë dhunën në familje si një çështje private dhe shumë pak gra që kanë përjetuar dhunë flasin për të. Edhe më pak prej tyre raportojnë dhunën tek autoritetet.
OSBE prezanton rezultatet e sondazhit mbi mirëqenien dhe sigurinë e grave në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 15 maj 2019
Content type: News
Where we are: OSCE Secretariat, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Seksioni për barazi gjinore e OSBE-së prezantuan më 15 maj 2019 në Shkup një sondazh që tregon se dhuna ndaj grave në Maqedoninë e Veriut shpesh ngel e pa raportuar dhe se disa forma të dhunës fizike dhe seksuale janë shumë të përhapura në vend. Hulumtimi po ashtu tregon se ekziston një nevojë e veçantë për më shumë mbështetje dhe veprime të synuara për të ndihmuar gratë nga grupet e pakicave dhe nga zonat rurale...